Efektivi i RENEA-s që u arrestua ishte ‘koka’ e trafikut të lëndëve narkotike, zgjerohen hetimet, ja dyshimet e forta

Shqipëria

Efektivi i RENEA-s që u arrestua ishte ‘koka’ e trafikut të lëndëve narkotike, zgjerohen hetimet, ja dyshimet e forta

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:31
R. Luli

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grupin e shpërndarjes së drogës që goditi mbrëmjen e djeshme policia, i cili drejtohej nga një efektiv i RENEA-s, R. Luli 27-vjeç.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për ABC se ka dyshime që ky grup është ndihmuar edhe nga efektivë të tjerë të policisë dhe për këtë po vazhdojnë ende hetimet për të parë rolin e tyre.

Mbrëmë në pranga u vendosën 27-vjeçari R. Luli dhe dy bashkëpunëtoret e tij J.  Luli dhe G.Spaho. Ndërsa për dy persona të tjerë G.Harapin dhe E.Salën të dy 26 vjeç hetimet po vazhdojnë në gjendje të lirë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre personave u gjet një sasi prej 434 gr kokainë, 576 gramë kanabis, 7 peshore si dhe 11 890 euro. Grupi po mbahej nën vëzhgim prej 3 muajsh.

Nga hetimet e ka rezultuar se këta persona, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht kokainë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit, “Misto Mame” dhe ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Mësohet se baza e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte në zonën e ish-parkut të autobusëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat