Teste të shpejta Covid-19, arrestohen 5 shtetas të palicensuar

Shqipëria

Teste të shpejta Covid-19, arrestohen 5 shtetas të palicensuar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për "COVID-19", pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë "COVID-19", kanë pajisur me test "Rapid", 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë.

Te Arrestuarit janë:

Eva Haruni, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat e tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe mashtrimi";

Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi";

 Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Ja njoftimi i plotë i policisë:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar "Laboratori".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për "COVID-19", pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar "Laboratori", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat e tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi";

 A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi";

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi".

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë "COVID-19", kanë pajisur me test "Rapid", 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 "Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat