Zihet me nënën dhe i vë flakën shtëpisë

Shqipëria

Zihet me nënën dhe i vë flakën shtëpisë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 në lagjen “Partizani”.

Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake nga grupi hetimor që është ngritur për rastin mësohet se flakën shtëpisë ia ka vendosur djali pas debatit me nënën. Akuzën e ka bërë vetë nëna.

E moshuara u shpreh për mediat se djalin e vogël e ka të alkoolizuar. Ajo u shpreh se më parë e kishte dhunuar, ndërsa sot i vendosi flakën shtëpisë.

“Djali është i alkoolizuar, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë “ik nga shtëpia se po vjen i pirë”.

Unë jam grua pa burrë. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Brenda është djegur gjithçka. Djemtë janë në shtëpitë e tyre dhe ky që bëri proçkën” tha e moshuara. 59-vjeçarja bashkë me djalin po merren në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar motivet e debatit në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat