Pas betimit, Berisha largohet nga seanca e Kuvendit

Shqipëria

Pas betimit, Berisha largohet nga seanca e Kuvendit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:29
Kuvendi i Shqipërisë

Janë betuar 140 deputetët e Kuvendit të ri.

Në seancën parlamentare të orës 17:00, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo lexoi formulën e betimit të deputetit, ndërsa të gjithë deputetët u përgjigjën "Betohem!"

Në seancën e dytë parlamentare të zhvilluar në orën 17:00 u betua edhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.

Pas betimit, ish-lideri Sali Berisha u largua nga seanca.

Gjatë seancës së dytë pritet të votohet për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat