Mblodhi letrat e grisura/ Rama nxjerr videon në Facebook

Shqipëria

Mblodhi letrat e grisura/ Rama nxjerr videon në Facebook

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për momentin ku u bë protagonist, kur mblodhi fletët e grisura të votimit nga opozita në shenjë proteste.

Ai tha se mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë.

“Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë.

Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat