Krim i rëndë: Burri vret ish-gruan në banesën e prindërve të saj e arratiset

Shqipëria

Krim i rëndë: Burri vret ish-gruan në banesën e prindërve të saj e arratiset

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Një krim i rëndë në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit.

Burri 31 vjeçar ka shkuar në banesën e ish vjehrrit dhe ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten e tij.

"Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B." Informoi policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat