Shpërthen bombola e gazit në një apartament në një pallat në Fier, panik te banorët

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në një pallat në Fier, panik te banorët

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’. Gazetari Ervis Kuçi raporton se fatmirësisht shpërthimi i bombolës nuk ka sjellë dëme ne njerëz, por frika tek te zotët e shtëpisë dhe banorët e lagjes ka qenë e madhe, pasi kanë parë tymin të dalë nga brendësia e godinës.

Kane qenë këta të fundit që kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është mbyllur vetëm me disa dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat