PD kërkon Ramën në Kuvend, Nikolla i lexon sms e zyrës së kryeministrit

Shqipëria

PD kërkon Ramën në Kuvend, Nikolla i lexon sms e zyrës së kryeministrit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:38
Ilustrim

Kryetarja e Kuvendit zbulon sms nga zyra e shtypit e kryeministrisë që tregon pse Rama nuk është I pranishëm  në seacën e pasdites së sotme në Kuvend.

Kjo seancë është parashikuar për debatin e opozitës lidhur me programin “Rama 3” por për shkak të mospranisë së kryeministrit, opozita refuzon të nisë diskutimet.   

“Mora informacion nga zyra e kryeministrisë ku informoi se për arsye shumë të rëndësishme pune nuk mund të jetë në seancë” I komunikohej kryetares së Kuvendit.

Balla propozoi që të vazhdohej me diskutantët e tjerë dhe më pas Basha të merrte fjalën kur Rama të ishte i pranishëm në seancë.

“Të presim kryeministrin të mbarojë punën e rëndësishme e më pas” thanë deputetët e PD-së.

Për të vendosur vijimsinë Rushaj kërkoi ndërpreje të seancës për 15 minuta me qëllim që të mblidhej grupi parlamentar dhe më pas të dilnin me një vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat