Ditët e nxehta të shtatorit nuk kanë marrë fund, kur do të vijë vjeshta e vërtetë?

Shqipëria

Ditët e nxehta të shtatorit nuk kanë marrë fund, kur do të vijë vjeshta e vërtetë?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Vjeshta nuk ka ardhur ende, madje edhe kjo javë do të vijojë të jetë e nxehtë. Meteorologët parashikojnë që edhe ditët e fundit të muajit shtator do të jenë të nxehta, me temperatura aspak tipike për muajin shtator.

"Temperaturat e larta kanë mbetur të tilla edhe këtë fillim jave duke bërë që edhe maksimumet në territorin shqiptar të luhaten në 32 dhe 31 gradë celcius. Por për fat të mirë, mesjava sjell një rënie të vlerave termike duke bërë që të ndihet vjeshta e vërtetë. Maksimumet e vlerave termike në territorin shqiptar do të zbresin deri në 27-28 gradë Celsius" - tha në një lidhje për "Rudina" meteorologu Hakil Osmani.

Osmani shton se "jo vetëm vlerat maksimale, por edhe vlerat minimale do të kenë një rënie të ndjeshme, në zonat malore do të shkojnë në 7 apo 8 gradë Celsius, duke bërë që vjeshta të trokasë në territorin shqiptar, por kjo do të jetë e përkohshme, sepse fundjava rrit përsëri vlerat me 1 deri në 2 gradë Celsius".

Mëngjeset dhe mbrëmjet mbeten të freskëta në të gjithë territorin, me vlera që nuk shkojnë më shumë se 10 gradë Celsius.

Në orët e mesditës, temperaturat e ajrit pësojnë një rritje të ndjeshme duke bërë që të shkojnë në 32 - 31 gradë Celsius, më të larta për muajin shtator.

Ndërsa muaji tetor pritet të jetë një muaj i lagësht dhe me vranësira në një pjesë të mirë të të gjithë territorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat