Mori peng dhe dhunoi të miturin se i hodhi vezë, dënohet

Shqipëria

Mori peng dhe dhunoi të miturin se i hodhi vezë, dënohet

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:50
Ilustrim

Gjykata e Fierit ka dënuar me 2 vjet e katër muaj burg një banor të këtij qyteti të akuzuar për rrëmbimin e një fëmije të mitur. Sipas prokurorisë, Dritan Kola, e ka mbajtur peng të dëmtuarin duke e dhunuar në banesën e tij, teksa i kërkonte të tregonte se kush nga fëmijët e lagjes i kishte hedhur vezë në ballkonin e shtëpisë së tij.

Një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një fëmijë është marrë peng dhe më pas kërcënuar me thikë, pasi kishte qëlluar autorin e ngjarjes me vezë nga ballkoni.

Dritan Kola, tashmë ka përfunduar në gjykatën e Fierit, i pandehur për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Vetëgjyqësisë”.

Prokurori Petrit Vukaj kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 3 vjet e 6 muaj, që me gjykim të shkurtuar zbriti në 2 vjet e 4 muaj burgim.

Autori i dyshuar Dritan Kola, një pjesë të këtij dënimi e ka shlyer gjatë periudhës së qëndrimit në masën e “arrestit në shtëpi”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kola e ka kapur me forcë në rrugë fëmijën e mitur dhe e ka tërhequr zvarrë, duke e futur në apartamentin e tij në 29 dhjetor 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat