“Ai është vrarë sapo ka hyrë në territorin shqiptar”, Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e bujshme

Shqipëria

“Ai është vrarë sapo ka hyrë në territorin shqiptar”, Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e bujshme

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:18
Hekuran Billa

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për vrasjen e Hekuran Billës.

Duke iu referuar dosjes së prokurorisë ajo tha se janë 11 zyrtarë policie dhe të SHISH që kanë kërkuar në sistemin e TIMS me emrin e Hekuran Billës.

Ndërkohë që ai u ekzekutua kur sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ajo tha se mendon se ndonjë prej 11 personave të pyetur mund të jetë i përfshirë dhe bashkëpunëtorë me autorët e vrasjes, duke theksuar se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat duhet të nisë një hetim.

“Një detaj shumë interesant në kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes. Pyetja e një numri shumë të lartë të zyrtarëve të policisë dhe të SHISH. 11 punonjës policie në periudha të ndryshme kanë kërkuar në sistemin TIMS emrin Hekuran Billa. Personalisht mendoj se ndonjëri prej tyre është i përfshirë dhe ka qenë bashkëpunëtor me autorë.

Këtu mendoj që është çështje e SHÇBA që duhet patjetër të nisë një hetim dhe të shikojë rolin e secilit punonjës policie. Nuk mund që prokuroria të bazohet tek këto deklarime. Ai është vrarë sapo ka hyrë në territorin shqiptar. Mendoj që kjo çështje do shkoj drejt një pushimi të mundshëm. Edhe nëse do kthehet për një rihetim do shkojë drejt pushimit. Ajo që duhet të na shqetësojë është konflikti dhe saga e gjakmarrjes që mund të vijojë mes familjeve”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat