Balla uron Olaf Scholz dhe partinë Socialdemokrate për rezultatin në zgjedhjet e sotme

Shqipëria

Balla uron Olaf Scholz dhe partinë Socialdemokrate për rezultatin në zgjedhjet e sotme

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:04
Olaf Scholz

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

Kujtojmë se Taulant Balla është dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate ???gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat