Snajperë dhe helikopterë, momentet e aksionit të policisë për kapjen e vrasësit të oficerit

Shqipëria

Snajperë dhe helikopterë, momentet e aksionit të policisë për kapjen e vrasësit të oficerit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:51
Foto

Pas 6 orëve aksion në ajër dhe tokë, është bërë e mundur kapja e autorit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha.

Helikopterë në ajër dhe efektivë në tokë bënë të mundur neutralizmin e vrasësit.

21-vjeçari ishte fshehur në zonën e kënetës në Lezhë, ndërsa policët i kanë bërë thirrje që të dorëzohej.

Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e  policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat