Prishja e objekteve në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT

Shqipëria

Prishja e objekteve në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:48
Prishja e objekteve në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT

Inspektorati kombetar i mbrojtjes së territorit për të dytën ditë me radhë vijoi aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e Jalës.

Prishjet u shoqëruan me tensione pasi punonjësit e IKMT hasën ne kundërshtinë e banorëve, të cilët pretenduan se nuk ishin njoftuar më herët per nderhyrjen.

Pavarësisht prezencës së punonjësve të policisë, pronarët e objekteve nuk i lejuan fadromat e IKMT  të vazhdonin punën.

Një ditë më parë në këtë zonë u shemben katër ndërtesa pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat