Aksident i rëndë në Divjakë, mjeti përplas dy të mitur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Divjakë, mjeti përplas dy të mitur

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:26
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë ku mjeti ka përplasur dy fëmijë të mitur.

Njoftimi i policisë:

Sot rrreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat