Kush është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat te Komuna e Parisit

Shqipëria

Kush është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat te Komuna e Parisit

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:22
Redi Balla

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur me armë zjarri tek Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

Nga sa mësohet 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat