“Ambasada u njoftua”, çfarë shkruajnë mediat ruse për tragjedinë e turistëve në Kavajë

Shqipëria

“Ambasada u njoftua”, çfarë shkruajnë mediat ruse për tragjedinë e turistëve në Kavajë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Lajmi i tragjedisë në Qerret për vdekjen e katër turistëve është pasqyruar me shpejtësi në mediat ruse.

“Katër turistë të vdekur rusë u gjetën në një sauna hoteli në Shqipëri. Me sa duket, bashkatdhetarët vdiqën nga asfiksimi” shkruan një nga mediat ruse.

“Autoritetet lokale njoftuan ambasadën ruse për incidentin” vijon më tej shkrimi. Të vdekurit u gjetën në saunën e hotelit. Sipas policisë, ata janë dy burra dhe dy gra.

Viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Ata ishin në Shqipëri me pushime prej disa ditësh.

Ka qenë pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas së hotelit ku ishin akomoduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat