Kujdes! Ka dhe mashtrime të tilla: Vlonjati mashtron fieraken: I jep dy vendime false gjykate për divorcin

Shqipëria

Kujdes! Ka dhe mashtrime të tilla: Vlonjati mashtron fieraken: I jep dy vendime false gjykate për divorcin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Ndodhin dhe këto. Një 27 vjeçar është arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në policinë Fier pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase.

Djaloshi nga Vlora ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.

"Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ndalua shtetasi A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka mashtruar shtetasen A. C.

Ai ka premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat