Krifca: Investim tek fermerët, do rrisim eksportet

Shqipëria

Krifca: Investim tek fermerët, do rrisim eksportet

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:37
Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka bërë me dije  buxheti i vitit 2022, i miratuar nga qeveria do të mbështesë fermerët shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se një nga objektivat për vitin e ardhshëm është edhe fermerin rritja e eksporteve.

Po ashtu ajo thotë se investime do bëhen në flotën e peshkimi, në teknologjinë e sistemit bujqësor dhe në atë të sigurisë ushqimore.

Frida Krifca: "Do të mbështetet fermerët, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve për një zotim që kemi mbajtur dhe objektivi i eksporteve. Eksportet janë rritur me 14%. Do të injektojmë financim aty ku produktiviteti është i madh. Buxhet do të ketë për sigurinë ushqimore. Do të investojmë në teknologjinë e institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore".

Do të mbështetin turizmin rural si një motor zhvillimi. Do të rinovohet flota e peshkatarëve. Investimi do të shkojë direkt tek fermerët. Në javët në vijim do të japim detajet se si do të bëhet ky investim.  Do të shtojmë vlerën  e produktit në Shqipëri. Investime do të shkojnë edhe për dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat