Pamje/ Autori del me vrap nga vila dhe hipën mbi mur, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë nga grabitja

Shqipëria

Pamje/ Autori del me vrap nga vila dhe hipën mbi mur, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë nga grabitja

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Ky është momenti kur një prej autorëve të grabitjes në Nikël të Krujës del nga vila dhe largohet.

Ai duket teksa lë vilën i veshur me të errëta dhe përvidhet jashtë saj duke hipur nga muri rrethues e duke u larguar i qetë.

Kamerat e sigurisë në banesë kanë kapur momentet e hyrjes dhe largimit të autorëve, teksa pamjet janë sekuestruar nga policia për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit gjatë natës së kaluar, teksa autorët pasi kanë torturuar kryefamiljarin janë larguar me më shumë se 100 mijë euro para dhe bizhuteri floriri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat