Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Jemi në kulmin e vjeshtës dhe kjo do të vërehet edhe këtë javë.

Përgjithësisht moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit.

Reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten.

Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat