Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria

Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:47
Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur nı vendin tonë 117,000 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se dozat me Pfizer janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19 për vaksinimin e qytetarëve.

“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat