Manastirliu: Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror

Shqipëria

Manastirliu: Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:36
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu ka njoftuar se ditën e sotme është miratuar  vendimi që i hap rrugën krijimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror.

Sipas ministres kjo agjenci do të fillojë funskionimin në janar 2022 dhe është hartuar me qëllim ngritjen e një institucioni, jo vetëm do të shkrijë funksione dhe do bashkërendojë funksionet ekzistuese të dy institucioneve të rëndësishme që ofrojnë shërbime të akreditimit të kujdesit shëndetësor dhe ato të edukimit, por edhe të zhvillimit të trajnimeve dhe certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë.

“Është miratuar vendimi që i hap rrugën krijimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe atij Shoqëror. Është hartuar me qëllim ngritjen e një institucioni jo vetëm do të shkrijë funksione dhe do bashkërendojë funksionet ekzistuese të dy institucioneve të rëndësishme që ofrojnë shërbime të akreditimit të kujdesit shëndetësor dhe ato të edukimit dhe zhvillimit të trajnimeve dhe certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë, por njëkohësisht do t’i shërbejë në aspektin horizontal të gjithë shërbimeve të kujdesit shëndetësor, sepse do të arrijmë të akreditojmë të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe jo publik në një periudhë të shpejtë kohore.

Agjencia e re që do fillojë funksionin me ekzekutiv të plotë në janar do ketë mundësi jo vetëm të zgjerojë bazën e funksionimit, me certifikimin e profesionistëve të shëndetësisë. Ne nëpërmjet krijimit të agjencisë sigurojë qytetarët të marrin shërbime cilësore në të gjitha struktura publike dhe jo publike”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat