Procesi i vetingut i ka gjetur shqiptarët të papërgatitur, sipas gazetarit Likmeta

Shqipëria

Procesi i vetingut i ka gjetur shqiptarët të papërgatitur, sipas gazetarit Likmeta

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:09
Besar Likmeta

Procesi i ventingut ka sjellë një realitet që shqiptarët nuk ishin të përgatitur ta pranonim, tha në emisionin Batometri, gazetari Besar Likmeta.

Për gazetarin, sistemi i drejtësisë kishte më shumë elementë të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar, sesa shqiptarët mendonin.

“Ka dalë një realitet më i zymtë se vlerësimi që është bërë në fillim, që mund të kishte 30% të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të largoheshin prej vetingut, kur janë larguar më shumë”, u shpreh z. Likmeta.

Besar Likmeta e vlerëson vetingun si procesin më të suksesshëm të reformës në drejtësi.

Mirëpo, ai thotë se pjesëtarët e sistemit të drejtësisë vazhdojnë të bëjnë një rezistencë të madhe sa i përket procesit të vetingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat