Edith Harxhi: Ja drejt kujt po shkon PD-ja

Shqipëria

Edith Harxhi: Ja drejt kujt po shkon PD-ja

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:58
Edith Harxhi

Edith Harxhi tha se në PD do të ketë një elitë të re politike që do të jetë tërheqëse për elektoratin.

Sipas saj, zoti Berisha edhe po të hyjë në krye të PD-së nuk do jetë vetëm, do jetë me bashkëpunëtorë.

“Zullumi është trashur kaq shumë sa nuk ka ku të shkojë më tepër. Nuk mendoj që pavarësisht fitores, Rama është në ditët e tij më të mira.

Do ishte në ditët më të mira nëse do kishte një opozitë të forte! Unë mendoj që nuk do jetë detyra e zotit Berisha të propagandojë tezat e reja, por elita e re në PD do jetë tërheqëse për elektoratin.

Ne po shkojmë drejt një krijimi, do ketë një elitë të re politike në parti e cila do jetë në krye të opozitës së re”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat