Lavdrim Sahitaj nga ISHMT: Asgjësuam 20 mijë lodra, problem makineritë e ndërtimit

Shqipëria

Lavdrim Sahitaj nga ISHMT: Asgjësuam 20 mijë lodra, problem makineritë e ndërtimit

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:34
Lavdrim Sahitaj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Lavdrim Sahitaj drejtor i përgjithshëm në ISHMT ka folur për inspektimet në terren në lidhje me abuzimet me produktet joushqimore, masat e marra për të garantuar sigurinë e konsumatorit.

“Për sa i përket përafrimit me legjislacionin e BE për produktet joushqimore është bërë progres si për ashensorët, lodrat, pajisjet elektrike etj. Kemi përafrim në progres, pavarësisht se Inspektorati është i ri ka 3 vite që është krijuar, ka pasur probleme me stafin e strukturën, siç e tha progres-raporti është bërë punë e mirë në këtë drejtim, por ka vend për përmirësim. Në 2019, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka pasur 45 inspektorë, ndërsa sot ka 70 inspektorë dhe 4 vakanca. Gjatë pandemisë, jemi fokusuar tek protokollet e vendosura nga qeveria, inspektimet në këtë rast kanë pasur këtë fokus, pasi ishim pjesë e Task-Forcës. Megjithatë gjatë kësaj periudhe kemi kryer edhe misionin tonë, duke bllokuar dhe asgjësuar afro 20 mijë lodra të cilat ishin jashtë standardeve të BE.

Filozofia jonë është më shumë ndërgjegjësuese sesa ndëshkuese, për rregullat dhe detyrimet që duhet të plotësojnë për të aderuar në tregun europian. Për të implementuar një ligj duhet dhe standardet, problemi i legjislacionit është i përafruar, sfidë për ne mbetet implementimi i tyre. Ndërkohë që flasim për ligje në 2020, nuk mund ta implementojmë në 2021, pasi është kohë e shkurtër, duhet rekrutim, trajnim. Por ka vend për të përmirësuar siç është pjesa e makinerive të ndërtimit, çimentos, mallrave të ndërtimit, për sigurinë e konsumatorit janë të certifikuara nga organe të BE, pavarësisht se nuk është i përafruar legjislacioni jonë me këtë pjesë.

Për sa i përket abuzimeve në treg me peshën e bukës, tek ligji për mbrojtjen e konsumatorit, peshoret që përdorin furrat e bukës duhet të jenë të certifikuara dhe të jetë e afishuar lista me peshë dhe çmim. Nëse konstatohet shkelje në peshë dhe peshore marrim masa ndaj abuzuesve. Kemi pasur raste denoncimesh në periferi, por në inspektimet e kryera rezultuan në rregull. Publiku na vjen në ndihmë përmes denoncimeve”
-tha Lavdrim Sahitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat