Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 29-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 29-vjeçari

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një shtetas që kërkohej nga drejtësia italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të mërkurë në

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit  Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat