Kush është ish-ministri që pritet të arrestohet? Flet Arjan Çani

Shqipëria

Kush është ish-ministri që pritet të arrestohet? Flet Arjan Çani

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:48
Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani ka komentuar deklaratat e deputetit të PD, Belind Këlliçi, i cili tha se kryeministri Edi Rama do e dorëzojë ish-ministrin Lefter Koka, i paditur në SPAK për çështjen e mbetjeve.

I ftuar në studion e lajme në MCN Tv, ai tha se ky skenar mund të ndodhë, pasi Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve.

“Ja e zëmë se e dorëzoi dhe këtë e çfarë pastaj. Të gjithë mund të dorëzohen, e rëndësishme është mos preket boshti. Të gjitha këto janë kocka për idiotët e dobishëm sepse nuk ndodh asgjë.

Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve. Koka ka qenë biznesmen që fitonte shumë para, tani për çfarë po e godasin, kanë ndonjë provë? Apo duan ti marrin ndonjë lek?

Deri dje ishte ministër, ishte me Ramën, tani s’është me asnjë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat