Plas sherri në Vlorë, të moshuarit rrihen me sende të forta

Shqipëria

Plas sherri në Vlorë, të moshuarit rrihen me sende të forta

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Një incident mes dy të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vllahinë në Vlorë.

Dyshohet se dy 70-vjeçarë janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Për pasojë bëhet e ditur se i lënduar, jashtë rrezikut për jetën njëri prej tyre ndërsa 70-vjeçari tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat