Manastirliu: 18 mijë të vaksinuar me dozën e tretë, kontakto me mjekun për garanci gjatë dimrit

Shqipëria

Manastirliu: 18 mijë të vaksinuar me dozën e tretë, kontakto me mjekun për garanci gjatë dimrit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:17
Ogerta Manastirliu

Në 11 ditët e para të muajit nëntor,  18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja u bën thirrje qytetarëve të kontaktojë me mjekun e familjes për t’u vaksinuar për një garanci për të qenë më të mbrojtur dhe për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.

“Më shumë se 18 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes”, shkruan ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat