Mësohet emri i njërit prej viktimave të atentatit

Shqipëria

Mësohet emri i njërit prej viktimave të atentatit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora News mëson se njëri prej viktimave të atentatit të ndodhur sot në mbrëmje në “Astir është Erigert Mihasi.

Ndërsa personi i dyte eshtë A.D.

Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.

“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat