Noka: Nuk jam thirrur nga asnjë ambasadë

Shqipëria

Noka: Nuk jam thirrur nga asnjë ambasadë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:41
Pamje nga debati

Flamur Noka nuk është thirrur nga asnjë ambasadë në lidhje me qëndrimin mbështetës ndaj Sali Berishës.

Ai e pohoi këtë në Politiko në Top News, ku nuk mohoi mundësinë që kolegë të tjerë të tij të PD-së të jenë thirrur nga ndonjë ambasadë.

Por, Noka tha se edhe nëse do të thirrej, ai nuk do të ndryshonte qëndrim. Deputeti u shpreh i hapur që të shkojë të pijë kafe te të gjitha Ambasadat, me një kusht.

“Që të jenë ambasada të vendeve anëtare të NATO-s me kënaqësi do të shkoja ta pija një kafe dhe të dal me të njëjtin mendim”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat