Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Elbasan-Peqin duke lënë të plagosur 3 persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, 23 nëntor. Blutë bëjnë me dije se shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat