Mbyllet pika e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Shqipëria

Mbyllet pika e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Pika e vaksinimit anti-COVID në sheshin “Skënderbej” do të mbyllet me datë 25 nëntor, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Aktivitetit i kësaj pike do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore dhe pikës së vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.

Pika e vaksinimit në sheshin Skënderbej u hap më 28 mars të këtij viti.

Vaksinimi kundër COVID-19 është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me imunitetit të dobët si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç.

Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat