Vrasja e Mateos, dëshmon gruaja e dyshuar, flasin banorët

Shqipëria

Vrasja e Mateos, dëshmon gruaja e dyshuar, flasin banorët

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Klodian Çalamani

Vrasja e Mateo Vasiut nga Klodian Çalamani vijon të jetë e mistershme për banorët e fshatit Grecalli. Prindërit e të miturit kanë vendosur të heshtin për mediat, ndërkohë që kanë dyshime se në vrasjen e djalit të tyre është e përfshirë dhe një grua. Kjo e fundit, sipas banorëve të Grecallisë ka dhënë dëshmi në polici, ndërkohë që kërkojnë zbardhje të së vërtetës për ngjarjen tronditëse.

Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë Shqipërinë, vijon të jetë mister. Familjarët e Mateos nuk dëshirojnë të flasin më për mediat, ndërkohë që kërkojnë nga drejtësia të zbardh të vërtetën e vrasjes së djalit të tyre.

Familjarët e 8-vjeçarit dyshojnë se në ngjarje ka qenë e përfshirë një grua, për të cilën kanë bërë deklarata në organet hetimore. Policia ia ka kaluar dosjen prokurorisë, ndërkohë që nga organi i akuzës nuk japin detaje për hetimet lidhur me pretendimin se në ngjarje ka qenë e përfshirë dhe një e afërme e familjes Vasiu.

Një javë pas ngjarjes, banorët e fshatit Grecalli janë ende të shokuar, ndërsa lidhur me pretendimet e familjes për përfshirjen e një gruaje në vrasjen e Mateos, banorët thonë se duhet të hetohet.

Banorët e fshatit Grecalli në Fier, tregojnë gjithashtu se autori ishte problematik, njeri që përcillte frikë për fëmijët dhe të rriturit, ndërkohë që komuniteti e kishte ndihmuar herë pas here duke i dhënë ushqim dhe veshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat