Testi i drogës për policinë, rreth 200 efektivë kryejnë analizën

Shqipëria

Testi i drogës për policinë, rreth 200 efektivë kryejnë analizën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Rreth 200 punonjës policie i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë nga firmosja e urdhrit të kryepolicit, Gledis Nano për ekzaminimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Analizimi është kryer në mënyrë rastësore ndërsa efektivët e parë kanë qenë nga Drejtoritë Vendore të policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Testi i drogës bëhet përmes urinës dhe fijes së flokut për të parë nëse punonjësi i policisë ka konsumuar ose jo i lëndë narkotike të llojit kanabis ose kokainë në muajt e fundit.

Ky test më herët është diskutuar për t’u aplikuar tek drejtuesit e automjeteve si mundësi për të reduktuar numrin e aksidenteve rrugore. Megjithatë nga ana e policisë së shtetit është parashikuar se aplikimi i testit të drogës do të nisë fillimisht tek efektivët, e jo tek shoferët, sjellja e të cilëve shpesh herë është rrezik konstat për jetën e qytetarëve.

Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike ose psikotrope parashikohet edhe në kodin rrugor, por aktualisht kontrollet kryhen vetëm në rastet kur ka dyshime pas aksidenteve, nëpërmjet analizave laboratorike.

Aplikimi i testit të drogës tek efektivët e policisë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të efektivëve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat