A do rikthehet në politikë?/ Hajdari jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A do rikthehet në politikë?/ Hajdari jep përgjigjen e prerë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Rudina Hajdari

Ish deputetja Rudina Hajdari ka komentuar situatën që është krijuar në PD dhe lëvizjet e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për media, Hajdari u shpreh pesimiste për rikthimin e Berishës në krye të PD apo krijimin e një partie të re, ndërsa theksoi se dëshira e saj është ta kthejë përmbys modelin aktual në selinë blu.

“Nuk e shikoj Berishën në krye të PD apo të formimit të një partie të re, rreshtimi i deputetëve i aleatëve të tyre, ky është një nga problemet kryesore, dhe unë doja ta ktheja përmbys këtë lloj modeli, sot nuk mund të jemi një vlerë e shtuar për politikë, se na ka penguar rreshtimi me kryetarët, dobësimi i kryetarëve është thelbësore. Po të vijnë këta 2 individë në pushtet, prap do sillen njësoj, se çfarë ndodhi me fatin e këtyre personave, nuk ka shumë rëndësi“, tha ajo.

Rikthimin në politikë, në mënyrë aq aktive sa në kohën kur ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Hajdari e përjashton si mundësi, kjo edhe për shkak të angazhimeve të saj si nënë, megjithatë rrëfen se politika do të jetojë gjatë me të.

“Përjashtimi im nga PD ishte i qartë me dalje publike, ndaj doja ta merrja përsipër si sfidë duke kandidtuar me një forcë të re politike, por që Kodi elektoral e bëjnë gati të pamundur që një parti e re të ketë sukses. Shpresa ishte që në atë kohë, personat e zhgënjyer nga këta individë të shkonte drejt kësaj forcë të re politike, kjo nuk ndodhi dhe tregon që ka akoma hapësirë për të bëra gjëra të reja.  Angazhimi im në politik jeton me mua, kontributi im do jetë në mënyrë të vazhdueshme, por jo më vrullin e mëparshëm“, përfundoi ish-deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat