Varianti “Omicron”, Silva Bino: Simptomat dhe rreziku që kanoset

Shqipëria

Varianti “Omicron”, Silva Bino: Simptomat dhe rreziku që kanoset

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino gjatë një emisioni televiziv foli për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Bino thekson se rreziku nga varianti Omicron është i lartë, duke shtuar se simptomat e këtij varianti janë të njëjta si të Covidit.

“Rreziku nga varianti Omicron është i lartë. Simptomat janë të njëjta me të Covidit. Ne jemi të riskuar nga të gjitha variantet e reja, pavarësisht se është konstatuar në Afrikën e Jugut. Edhe pse është në Afrikë të Jugut, në Izrael, Portugali, Itali, virusi qarkullon e kësisoj duhet të jemi vigjilentë.

Afrika e Jugut u tregua vend transparent, ku të dhënat për variantin Omicron u dhanë menjëherë në instanca ndërkombëtare. Omicron humb genin S. Ndalimi i udhëtimeve është masë, për të vëzhguar se çfarë ka ndodhur. Ky virus nuk shkakton simptoma të rënda. Omicron është shumë i transmetueshëm”, deklaroi Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat