GJKKO dënon me 12 vite burg ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Vlorës

Shqipëria

GJKKO dënon me 12 vite burg ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Vlorës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
GJKKO

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës.

Kohila u fajësua në mungesë për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 8 vite.

Gjykata pranoi kështu dënimin e kërkuar nga SPAK për Kohilën.

I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja në ngarkim e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, është regjistruar pranë Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat