Kokainë e kanabis në lokalet e Gramshit

Shqipëria

Kokainë e kanabis në lokalet e Gramshit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Aksioni i Shqiponjave

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh ushtruan kontroll në lokal dhe arrestuan P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç dhe E. H., 54 vjeç (pronari i lokalit).

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. F., në ambientet e lokalit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Shtetasit Xh. S., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis e ndarë në doza

Kontrolli ka vijuar edhe në një lokal tjetër, ku gjatë kontrollit fizik ndaj klientëve të lokalit, Policia arrestoi në flagranë shtetasin F. Z., 19 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, si dhe shtetasit R. B., M. B. dhe D. K, banues në Gramsh, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat