Analisti paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike

Shqipëria

Analisti paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:09
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia ka paralajmëruar zhvillime të forta në Partinë Demokratike. Ai tha se më 11 dhjetor është fillimi i betejës së vërtetë.

“Lufta politike fillon më 11 dhjetor, deri tani Berisha po shijon mikpritjen. Nëse dikush mendon se është fundi është gabim.

Ky është fillimi i betejës së vërtetë që do të përbëhet nga dy grupime të mëdha duke krijuar fizionominë e dy partive.

Do të vijojë rruga e çarjes, por sërish mbetet për tu parë. Unë e shikoj fundin me dy parti një drejtuar nga Berisha një nga Basha”, shprehet Kikia për MCN Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat