Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:32
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur shortin e hedhur dje në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet optimiste për vazhdimin e Reformës në Drejtësi. Diplomatja amerikane kujton se Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin dhe se veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave, për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat