Koloneli shqiptar: I gatshëm të luftoj kundër Rusisë

Shqipëria

Koloneli shqiptar: I gatshëm të luftoj kundër Rusisë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:34
Ushtria shqiptare

Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë.

Ai thekson se ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon. Sipas tij, ne kemi dhe detyrime ndaj aleancës, por megjithatë këto janë dhe vendime politike.

Kohët e fundit ka një lloj tensioni në Ukrainë dhe flitet se mund të ketë një evadim të Ukrainës nga Rusia.

NATO dhe SHBA kanë deklaruar se do të kenë një reagim shumë të fortë.

A është e gatshme Shqipëria t’i përgjigjet një sfide të tillë nëse përballet NATO. Pra, do bëhet pjesë?

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë anëtare të NATO-s dhe vendimmarrja në NATO merret kolegjiale. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mbështesin vendimmarrjen që do marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në tërësi. Nëse do të kërkohet në do t’i përgjigjemi sepse pjesëmarrja në NATO sepse pjesëmarrja në NATO nuk është vetëm të marrësh por edhe të japësh. Ne tani jemi pjesë e kësaj fuqie që duhet të bëjmë edhe pjesën tonë sipas vendimmarrjes që do merret nga politika. Unë iu siguroj që ushtarët janë gjithmonë në gatishmëri”, tha Ardian Lulaj.

Mediat e huaja flasin për një plan të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, kjo pas dislokimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Rritja e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës është në pikën më kritike dhe sipas agjencive të inteligjencës amerikane mund të ketë luftë.

SHBA ka nisur interesimin dhe të martën pritet të ketë një bisedë telefonike me video ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm “në shkallë të gjerë” në Ukrainë.

Por ai shtoi se ishte e paqartë nëse Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për ta pushtuar. Rusia ka mohuar çdo qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën se është ajo që po nxit konfliktin në rajon.

Por nga ana tjetër Ukraina thotë se Rusia ka vendosur automjete të blinduara dhe 94,000 trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat