39-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Shqipëria

39-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:11
Ilustrim

Pasditen e sotme në fshatin Libonik, Maliq është gjetur i vdekur shtetasi A.L., rreth 39 vjeç brenda në banesën e tij.

Burimet zyrtare bëjën me dije se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat