Basha apo Berisha? Murrizi e thotë hapur

Shqipëria

Basha apo Berisha? Murrizi e thotë hapur

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Myslim Murrizi

31-vjetori i lëvizjes së Dhjetorit të studentëve që u ngritën kundër regjimit komunist, e afroi ish-deputetin e PD, Myslim Murrizi me Sali Berishën.

Murrizi iu bashkua aktivitetit të mbajtur në Qytet Studenti, ndërsa zhvilloi homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, bashkë me ish-kryeministrin dhe figura të tjera të PD.

Por a ishte ky një afrim me Sali Berishën?

Ish-deputeti nuk pati një përgjigje  të qartë, por theksoi se po të ishte delegat do t’i bashkohej Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri.

“Isha sot aty në respekt të 31 viteve më parë. Isha aty në respekt të vetes. 8 dhjetori nuk i përket as Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës.

 Nëse nuk do kishim mbështetjen e mijëra qytetarëve studentët e lëvizjes së dhjetorit mund të përfundonin tek Mali me Gropa.

Do shkoj sa të jem gjallë në aktivitetin e 8 dhjetorit. Afrim me Berishën? Nëse do të isha delegate i Kuvendit të PD, por nuk jam sepse jam i përjashtuar, do shkoja në Kuvendin e 11 dhjetori. Ta marrin si të duan”, tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat