Vrasja e biznesmenit, arrestohen babë e bir

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit, arrestohen babë e bir

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Rakip Roli

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, një ditë më parë në Sanxhak të Laçit.

Gazeta Shqip mëson se të arrestuarit janë babë e bir, Skënder dhe Laj Lika.

Babë e bir janë kapur në zonën e Fushë-Milotit, ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.

Rakip Roli, i njohur ndryshe si Pilot Roli, u vra mëngjesin e të premtës sapo doli nga banesa.

Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie, gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat