Qeveria ndryshon Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Shqipëria

Qeveria ndryshon Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Bordin i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Qeveria nuk është ndalur vetëm në ndryshimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Bledar Skënderaj, por edhe me bordin e këtij Autoriteti.

Një bord i tillë sipas vendimit të qeverisë nuk kishte ndryshuar që para 6 vitesh. Anëtarë të këtij bordi janë përfaqësues nga shoqëria civile, media, pedagogë të njohur, si dhe shoqatave të ndryshme.

Vendimi i qeverisë

CAKTIMIN E DISA ANËTARËVE TË BORDIT TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas shkronjave “dh”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, si më poshtë vijon:

a) Znj. Alma Çupi, person publik nga fusha e medias;

b) Përfaqësues shkencorë të fushave të ushqimit, ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve:

i. Znj. Erinda Lika, prof. asoc., pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare;

ii. Z. Kapllan Sula, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;

iii. Znj. Anila Kopali, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;

iv. Z. Seit Shallari, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit;

v. Z. Shpend Shahini, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.

c) Znj. Ersida Teliti, përfaqësues i shoqatave të konsumatorëve;

ç) Z. Valentina Postoli, përfaqësues i shoqatave së agrobiznesit.

2. Vendimi nr.128, datë 11.2.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e disa anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat