57 mjekë e infermierë kanë humbur jetën nga Covid

Shqipëria

57 mjekë e infermierë kanë humbur jetën nga Covid

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri komplikacionet nga Covid 19 i kanë marrë jetën 57 mjekëve dhe infermierëve.

Sipas “Urdhërit të Mjekut” bëhet fjalë për personel shëndetësor në sistem dhe në pension.

Më goditëse ishin  vala e parë dhe e dytë e  koronavirusit në vend.

Por prej afro tetë muajsh infeksionistja e  Covid 1 Esi Duka tregon se në spital nuk ka pasur të shtruar kolegë.

Meritën për këtë mjekja ja njeh vaksinimit. Ndërsa thotë se ndjehet më e sigurt infeksionistja apelon për marrjen e dozave anti Covid.

“Patjetër që po, sigurisht që po. Domethënë një apel i madh për të gjithë popullatën është që të vaksinohen”, thotë ajo.

Mjekët dhe infermierët ishin të parët  që u vaksinuan me mbërritjen e dozave anti-Covid janarin e këtij viti.

Aktualisht bluzat e bardha po marrin dozën e tretë kundër koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat