Hapet rruga Qafa e Thores-Theth, ARRSH: Tashmë mund të vizitoni Thethin

Shqipëria

Hapet rruga Qafa e Thores-Theth, ARRSH: Tashmë mund të vizitoni Thethin

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 18:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Rruga Qafa e Thores-Theth është hapur për qarkullimin e automjeteve. Në një postim në rrjetin social “Facebook” ARRSH teksa jep lajmin iu bën me dije shoferëve që të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në këtë aks.

Tashmë rruga është e hapur dhe turistët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin turistik të Thethit.

Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth. Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve.

Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.”, njofton ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat