Nata e ndërrimit të viteve, Basha uron qytetarët

Shqipëria

Nata e ndërrimit të viteve, Basha uron qytetarët

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2022. 

Basha shkruan në rrjete sociale, se uron që ky vit të jetë i mbushur me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie. Ai shton më tej se të gjithë bashkë të punojnë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët të njohin gëzimin e merituar dhe të realizohen shpresat për një Shqipëri normale.

Postimi i Lulzim Bashës: 

Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për Vitin e Ri 2022:

Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022! 

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë. 

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat